Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka thënë se çdo ndryshim kushtetues në lidhje me garancitë e sigurisë duhet të bëhet në një referendum, jo me vendimin e tij personal.
“Është një proces i gjatë në të cilin vendimi duhet të merret nga parlamenti dhe populli ukrainas”, tha Zelensky.
Komentet e presidentit të Ukrainës vijnë pas një sërë negociatash mes delegatëve të Ukrainës dhe Rusisë.
Zelenskiy tha se nuk është takuar me negociatorët rusë, por i ka thënë delegacionit të tij se çdo kompromis i rëndësishëm do të kërkonte referendum.
“Unë ua shpjegova negociatorëve tanë se kur bëhet fjalë për ndryshime të mundshme, veçanërisht ndryshime me rëndësi historike, duhet të mbahet një referendum. Populli duhet të vendosë për këtë apo atë formë të kompromisit. Dhe çfarë kompromisi mund të bëhet do të varet nga negociatat”, tha Zelenskiy.
Kur u pyet nga një gazetar për kompromiset me të cilat Ukraina do të ishte e gatshme të pajtohej, Zelenskiy se është e vështirë të kuptosh se çfarë rusët janë të gatshëm të bien dakord.
“Unë mendoj se është e vështirë të kuptosh se çfarë ata (rusët) janë vërtet të gatshëm të bien dakord për ta ndaluar luftën dhe çfarë dëshirojnë të bëjmë nëse nuk do të jemi gati për këtë apo atë kompromis”.
Zelenskiy përsëriti se është i gatshëm të takohet personalisht me presidentin rus, Vladimir Putin.