Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se gjatë takimit të tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, udhëheqësi amerikan nuk i tha “jo” mundësisë së furnizimit të Ukrainës me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, por as nuk tha “po”.
Zelensky këto komente i bëri në një intervistë me NBC News, të regjistruar menjëherë pas takimit të tij me Trump.
“Është mirë që presidenti Trump nuk tha ‘jo’, por për sot, nuk tha ‘po’”, shtoi ai.
Zelensky tha se shpreson të vazhdojë dialogun mbi furnizimin me raketa me rreze të gjatë veprimi.
“Ne përdorim mijëra dronë me rreze të gjatë veprimi të prodhimit ukrainas për qëllime ushtarake. Por Rusia përdor jo vetëm dronë të prodhimit iranian dhe gjithashtu të prodhimit të saj, por gjithashtu përdorin raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi të prodhimit rus dhe të prodhimit të Koresë së Veriut. Është shumë e vështirë të operosh vetëm me dronë ukrainas. Ne kemi nevojë për Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, dhe Shtetet e Bashkuara kanë gjëra të ngjashme që na duhen për një përdorim të përzier [sulme të kombinuara siç bën Rusia”, tha presidenti ukrainas.
Ai shtoi se trupat ukrainase të armatosura me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, do të përbënin një kërcënim real për udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin.”Mendoj se Putini ka frikë se Shtetet e Bashkuara do të na dorëzojnë Tomahawk. Dhe mendoj se ai ka frikë se ne do t’i përdorim ato”, shtoi ai.