Zelensky: Ukraina do t’i rimarrë territoret e humbura

Zelensky: Ukraina do t’i rimarrë territoret e humbura

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka mjaft sisteme raketash për të shkatërruar qytet pas qyteti.

Në fjalimin e tij të rregullt të mbrëmjes dje, Zelensky paralajmëroi Moskën se Ukraina “do të arrijë në nivelin ku epërsia e zjarrit e pushtuesve do të anulohet”.

Ai thotë se me një furnizim në rritje të armëve perëndimore, Ukraina do të rimarrë territoret e humbura, duke përfshirë Lysychansk dhe qytete të tjera në Donbas.

“Ne do të kthehemi falë taktikave tona, falë rritjes së furnizimit me armë moderne”, thotë Zelensky.

“Ne po ecim gradualisht përpara në rajonin e Kharkiv si dhe në rajonin Kherson”.

“Do të vijë një ditë kur do të themi të njëjtën gjë për Donbasin”,ka thënë Zelensky, shkruan BBC.

Related Articles