Zelensky: Ukraina ka ‘mbështetje të fuqishme’ për anëtarësimin në BE

Zelensky: Ukraina ka ‘mbështetje të fuqishme’ për anëtarësimin në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përshëndeti një “hap të madh përpara” në përpjekjen e Ukrainës për t’u bashkuar me BE.

Ai tha se vendi i tij ka mbështetje “të fuqishme” nga Franca, Gjermania, Italia dhe Rumania për aplikimin, transmeton Klankosova.tv.

Komentet e Zelenskyt erdhën pasi ai u takua të enjten me presidentin Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin rumun Klaus Iohannis.

“Ishte e rëndësishme për mua të dëgjoja një tjetër gjë thelbësore nga liderët, ata pajtohen që fundi i luftës në Ukrainë dhe paqja duhet të përcaktohen saktësisht siç i sheh Ukraina. Ashtu siç i shohin njerëzit tanë”.

Related Articles