Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,, u ka thënë të gjithë civilëve që ende jetojnë në pjesë të rajonit lindor të Donetskut nën kontrollin ukrainas të evakuohen.
Duke folur gjatë një fjalimi natën vonë nga Kievi, Zelensky paralajmëroi për luftime intensive në rajon, shkruan BBC.
“Sa më shumë njerëz të largohen nga rajoni i Donetsk tani, aq më pak njerëz ushtria ruse do të ketë kohë për të vrarë,” tha ai.
Rajoni ka parë përleshje të rënda mes një avancimi të ngadaltë nga forcat ruse, të cilat tashmë kontrollojnë pjesë të mëdha të tij.
“Ne do të përdorim të gjitha mundësitë në dispozicion për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur dhe për të kufizuar terrorin rus sa më shumë që të jetë e mundur,” shtoi presidenti.
Nuk është hera e parë që autoritetet ukrainase u thonë njerëzve të largohen nga zona.
Një njoftim evakuimi nga qeveria paralajmëroi se dimri i ardhshëm do ta përkeqësonte situatën, veçanërisht për fëmijët.