Zelensky viziton ShBA-në, reagon Rusia

Zelensky viziton ShBA-në, reagon Rusia

Rusia ka kritikuar ashpër vizitën në Uashington të Volodymyr Zelensky, duke akuzuar ShBA-në për një luftë indirekte kundër saj.

Presidenti Joe Biden ka premtuar 1.85 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë një sistem të avancuar raketor për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve ruse.

Në një fjalim sfidues për ligjvënësit amerikanë, Zelensky përshëndeti ndihmën, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Ambasadori rus në ShBA tha se këto “veprime provokuese” do të çonin në një përshkallëzim me pasoja të rënda.

Anatoly Antonov tha se Moska “po përpiqej të apelonte në sensin e përbashkët në të gjitha nivelet”, por bisedat për dërgimin e sistemit raketor Patriot në Kiev ishin “thellësisht shqetësuese”.

Moska është ankuar se nuk u dëgjuan thirrje për paqe gjatë udhëtimit të Presidentit Zelensky në Uashington, me zëdhënësin Dmitry Peskov që e përshkruan këtë si provë se ShBA po bënte një luftë me Rusinë.

Peskov shtoi se dërgimi i raketave Patriot nuk do ta pengonte Rusinë të “arriti qëllimet e saj gjatë operacionit special ushtarak”.

“Bisedimet në Uashington kanë treguar se as Ukraina dhe as Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë paqe. Ata thjesht synojnë të vazhdojnë luftimet”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Related Articles