Zelenskyyt ia bëjnë me dije se është bërë yll në TikTok

Zelenskyyt ia bëjnë me dije se është bërë yll në TikTok

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka kuptuar se është bërë yll në rrjetin social TikTok, gjatë vizitës që ka zhvilluar të enjten në një spital në Kiev.

Një 16-vjeçare e plagosur, të cilën ai po e vizitonte, ia ka bërë me dije presidentit se ai është shndërruar në njeriun më të pëlqyer në TikTok.

“Të gjithë të mbështesin në TikTok”, ka thënë Katya Vlasenko, e cila ka mbetur e plagosur, pasi vetura e familjes së saj ishte gjuajtur me armë gjatë përpjekjes për të ikur, raportoi BBC-ja.

Ndërkohë, presidenti 44-vjeçar i është përgjigjur asaj duke i thënë “domethënë ne e paskemi okupuar TikTok-un”.

Zelenskyy po ashtu ia ka dhënë vajzës një buqetë me lule, duke i thënë se “nuk është e lehtë, por ne jemi duke e bërë gjënë e duhur”.

Related Articles