Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha për shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila se “zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm, është i poshtër”.
Sipas tij, Kusari-Lila i ka shkuar prapa partive që i kanë pasur gjasat t’i fitojnë zgjedhjet.
“Zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm, është i poshtër. Unë po ja përmendi veç një fakt, në fushatën e vitit 2017, se a e dini çka bën kjo kush t’i ka gjasat më të mira kjo i bëhet bashkë, i shkon mbrapa. I ka shku PDK-së mbrapa, na ka ardhë neve prapa në vitin 2017 kur i kemi pas gjasat me fitu…Kur nuk fituam, na la, shkoi në partinë tjetër”
“Për marrëveshjen e Uashingtonit keni kujdes për deklarimet, ajo marrëveshje ka sjellë një njohje s’mundet me qenë e dëmshme ajo marrëveshje”, u shpreh Hoti.