Zemaj i drejtohet ministrit Latifi: Pushimet kanë mbaruar, kthejuni përgjegjësisë

Zemaj i drejtohet ministrit Latifi: Pushimet kanë mbaruar, kthejuni përgjegjësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në seancën e sotme të Kuvendit, ka kritikuar Qeverinë për qasjen ndaj infermierëve që dolën dje në protesta.

Zemaj duke e ditur se ministri i Shëndetësisë gjendet në Amerikë, u ka bërë thirrje t’i kthehen përgjegjësive të veta.

Kanë mbetur pa paga e përgjigje vetëm në ato rrugë jo formale. Puna e tyre me përkushtim e pa pushim, edhe në ditë të vikendit, e tash me injorim ndaj tyre tregon paaftësinë e mashtrimin që u bëhet gjithë atyre që dëshirojnë punën e tyre ta kryejnë me nder e përgjegjësi të lartë. Ata deklarojnë se kontratat e tyre thuhet se janë edhe të paligjshme. Në Kosovë, trajtimi i pacientëve ka kaluar në degradim. Numri i pacientëve që presin është shqetësues dhe së paku kanë pritur që të jenë në rend e të marrin trajtime nga institucionet. Kjo është një lojë, favorizim”,  tha ai.

E thërrasim Ministrinë e Shëndetësisë të kthehen në përgjegjësitë e tyre. Besojmë që pushimet e gjata kanë mbaruar”, përfundoi Zemaj.

Related Articles