Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur para hyrjes në seancën e radhës për konstituimin e Kuvendit.
Zemaj ka thënë se s’kanë ndonjë indikacion që LVV ka bërë ndonjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit dhe për krijimin e Qeverisë.
“S’kemi ndonjë indikacion që VV ka bërë ndonjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë”, ka thënë Zemaj.
Ai ka thënë se LVV duhet të lëshojë rrugë ose të krijojë mundësi për dalje nga ngërçi.
“Ata ose duhet të hapin rrugë, ose të krijojnë mundësi që të mos vazhdohet më ngërç”, ka deklaruar ai.