Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i vaksinimit në Kosovë.
Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, ai ka thënë se procesi i vaksinimit nuk po shkon me rregull.
Ai është shprehur se qytetarët nuk e dinë se as sa persona janë vaksinuar deri tani.
Ndërsa, ka përmendur edhe vaksinimin në komunat me shumicë serbe.
“Po shohim të ri dhe të reja që në mënyrë të parregullt po vaksinohen, nuk e dinë sa qytetar janë vaksinuar në mënyrë institucionale në Kosovë. Në vendet ku jetojnë komuniteti serb dhe të tjerët fare nuk dihet sa janë vaksinuar”, ka thënë ai.
Ndërsa, Zemajt i ka reaguar kryetarja e këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku.
Ajo ka thënë se të gjithë qytetarët kanë qasje në webfaqen e ministrisë për të parë numrin e personave që janë vaksinuar.
Ndërsa, kritika ka pasur edhe nga anëtarë tjerë të këtij komisioni.
Ata kanë kërkuar që sa më shpejtë t’i vizitojnë qendrat e shëndetit.