Ish-ministri i Shëndetësisë së, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti që nuk ia ka vazhduar shetsat për punën e personelit shëndetësor në luftën kundër COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në “Facebook”, Zemaj tha se këtij personeli, Qeveria iu thur lavdata duke iu thënë “Ju jeni krenaria jonë”, derisa sipas tij shtesat nuk janë askund.
“Edhe një “vlerësim” për punën e personelit shëndetësor në luftën kundër Covid 19, në 100 ditëshin e saj, Qeveria Kurti nuk ua vazhdoi shtesat. Nesër vazhdojnë t’ju thurin lavde e t’ju thonë “ju jeni krenaria jonë”, e shtesat askund”, ka shkruar Zemaj.
Ndryshe, personeli shëndetësor disa ditë me radhë ka mbajtur protesta para MSH-së duke kërkuar shtesat e tyre për punën në luftën kundër COVID-19, por prap kanë mbetur pa përgjigje dhe pa konfirminin e vazhdimit të shtesave.