Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të cilin tha se është i dashuruar egërsisht në pushtet, raporton Gazeta “Enigma”.
“Zgjidhja do të gjindet, nuk kemi nevojë me iu drejtu për momentin Gjykatës Kushtetuese, por tani do ta shohim se cila është përgjegjësia”, tha Zemaj në “DPT te Fidani”.
“Nëse ky është aq i papërgjegjshëm, që mendoj edhe është i dashuruar shumë, egërsisht në pushtet, mund të ndodh edhe kjo, unë nuk po paragjykoj tash për këtë situatë”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma/