Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar lidhur me mbledhjen e Komisionit Ekzekutiv të Shëndetësisë nga kryeministri Kurti, duke thënë se çuditë e paaftësisë s’kanë kufi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti nuk e shkarkon ministrin e shëndetësisë për dështim por ngarkohet vet si ministër i kësaj ministrie.
Zemaj ka thënë se ky është spektakël populist.
Postimi i tij i plotë:
Çuditë e paaftësisë s’kanë kufi!
Kryeministri nuk e shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për dështim. Për më keq, ky kryeministër vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie. Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë.
Spektakël populist!