Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se 46 herë është ikur nga përgjegjësia që ka subjekti i parë për të gjetur zgjidhje.
Ai shton se, LVV refuzon të lejojë konstituimin e Kuvendit dhe po kërkon pushtet të plotë dhe të pakontrolluar.
“Nuk jam për të reaguar ndaj ikjes së LVV nga salla dhe debati parlamentar,, por fakti që kjo fjalë po mbahet pa mikrofon, pa regji dhe pa incizim zyrtar nga kuvendi, kallëzon shumë”, tha Zemaj.
Zemaj përmendi edhe ndarjen e parave për “gazetarët e pushtetit”. Tutje ai ka theksuar se e vetmja gjë që funksionon te VV është “makineria e propagandës”.