Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin politik.
Para hyrjes në Kuvend, ai ka thënë se kjo masë i ka dy kuptime.
“E para, nuk dëshiron që të lë ndonjë vakum të keqpërdorimit të seancës kuvendore ose të nxjerrjes se ndonjë vendimi arbitra nga kryesuesi i seancës. Dhe e dyta, ndoshta t`i jep hapësirë akoma VV që në kuadër te vendimit paraprak të Gjykatës Kushtetuese që të gjej bashkëpunimin, mirëkuptimi, por edhe të krijoj mirëbesim se mund ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe të kalojmë në fazën e Qeverisë”, ka thënë ai.