Deputeti Armend Zemaj i ka reaguar kandidatit për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, i cili tha se me menaxhimin e tij Kosova ndodhet në situatë më të mirë sa i përket COVID.
Vitia i bëri këto komente ne një debat me kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.
Për këto deklarime, i ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai ka thënë se në kohën e Vitisë janë thyer rekorde të zeza sa i përket vdekshmërisë nga Covid.
“Arben Vitia, mungesa e menaxhimit tënd, ka bërë që Kosova ti thyej të gjitha rekordet e zeza-për nga vdekshmëria dhe numri i të të infektuar me Covid-19. Vizatoja, Përparim”, tha ai.