Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në një deklaratë për media tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka 61 vota duhet të lëshojë rrugë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Zemaj ka thënë se në këtë mënyrë do të krijohet mundësia për zgjedhje të parakohshme ose siç tha ai, për mandatimin e një koalicioni tjetër që mund ta bëjë Qeverinë.
“Unë mendoj që duhet të bëhet zgjidhja. Lëvizja Vetëvendosje e ka për obligim ta gjejë kompromisin dhe nuk e di sa më është mirëkuptuar edhe njëherë një deklaratë dhe tash po e them, duhet të lëshojë rrugë”, tha Zemaj në “DPT Te Fidani”.
“Mundet edhe nga emri, sepse ka pasur edhe ide të grupeve të tjera politike që kanë folur edhe për emrin, LDK-ja nuk ka folur për emër, unë po flas në emër të partisë time”.
“Nëse nuk i ka 61 vota dhe ndihet e rrezikuar që nuk i ka as për Qeveri, është mirë të lëshojë rrugë, ose krijohet mundësia për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, ose mandatohet një koalicion tjetër edhe i arritë votat për Qeveri”, u shpreh tutje ai.