Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor të Shqipërisë.
Zemaj ka thënë se derisa qytetarët po vdesin si pasojë e COVID-19, asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë nuk është siguruar nga Kurti.
“Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mbanë lartë në Shqipëri. 5 vdekje sot nga COVID-19, e sot asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë, por edhe asnjë fjalë, veprim apo ndenje e Kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vetë”.
Ndërsa, IKSHPK-ja ka publikuar bilancin 24 orësh, ku bëhet e ditur se janë regjistruar katër viktima nga COVID-19, në Kosovës, përkundër që Zemaj në statusin e tij ka thënë se sot janë regjistruar pesë viktima.