Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar përgjigje nga Qeveria për siç tha ai, gjendjen aktuale në Kosovë.
Në seancën e sotme, ai tha se gjendja është e patolerueshme dhe kërkoi nga Qeveria “të bëhen pak më seriozë”.
“871 të infektuar sot, asnjë përgjigje. 60 centë buka, del ministri i Financave tallet jo i ke prish raportet me Bankën Botëtore, ta merr mendja që jemi NATO a KFOR-i. Ne kërkojmë përgjigje, qytetarët kërkojnë përgjigje”.
“Kjo gjendje është e patolerueshme, bëhuni pak më seriozë. Shëndeti publik është shumë i rëndësishëm, pacientët po dëmtohen në të gjitha format, detyrohen të shkojnë e të kërkojnë ndihmë në spitale private”, tha Zemaj.