Zemaj: U rrit lista e pritjes, abuzimi me barna, tendermania me barna -kjo është hajni

Zemaj: U rrit lista e pritjes, abuzimi me barna, tendermania me barna -kjo është hajni

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se përpos që është rritur buxheti për barna është rritur lista e pritjes, është rritur abuzimi me barna, tendermania me barna e çmimet e barnave.
Zemaj ka kritikuar ministrinë e Shëndetësisë dhe gjithë qeverisjen e Kurtit mbi çështjen e shëndetësisë në vend.

“Është rritur edhe mungesa e atyre bazikeve, elementareve e materialeve shpenzuese atyre më të thjeshtave.Nuk është dhe s’ka qenë ndonjëherë prioritet i kësaj Qeverie shëndetësia.E ka kthy një ministër e ka qit me kandidu për Prishtinë e ka hup garën e ka formu një komitet ekzekutiv, e ka pru një prej Amerike e ka heq e ka kthy një gru aty ja ka marr kompetencat, e ka kthy prapë një ministër Ku është prioriteti?Po prioritete është rritja e buxhetit, po rritja e hajnisë. Pse? Sepse e kemi thanë e është e pandershme nëse se përsërisim. 300% buxhet më shumë e çmime më të larta të barnave kundër kancerit. 300% përfitimi më i madh i dy kompanive farmaceutike. A e dini se më shumë se 150 milionë të totalit të këtij buxheti i kanë marrë tenderë veç dy kompani farmaceutike. Njëra që ish bashkëpunëtori i këtij që është ulur e disa këtyre që kanë marrë 10% në atë kompani, e tjetra po ashtu financues direkt i partisë politike në pushet”,deklaroi Zemaj, shkruan lajmi.net.

Ai tha se këto janë publike, asgjë s’është e fshehur.

“Edhe si shpërblim kryeministri Albin Kurti shkon e viziton familjen e MEDITECH. 10% Arianit Jakupi bashkëpunëtor i këtyre që gjoja ia ka fal ajo kompani, merr pjesë në hartimin e listës esenciale për barna.Edhe fut barna që blihen nga ato kompani. Kjo është krim, kjo është hajni. Këto i ka prokuroria, po cila prokurori? Cili polic? Kush i mbulon këto? Edhe këtu po ju drejtohem mos i mbuloni këto hajni se po vidhni jetën e qytetarit për këtë arsye ajo paciente 4 muaj s’ka pas e tash qysh ka vdek e dinë profesionistët.Ky është çmimi i paaftësisë e keqmeanaxhimit e keqpërdorimeve.”

Related Articles