Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një deklaratë për media ka thënë se votimi i fshehtë ka të bëjë me pazare me katër votat e Listës Serbe, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Zemaj ka theksuar se kjo ka të bëjë me pazare me katër votat e Listës Serbe dhe u shpreh se kërkojnë transparencë.
“Tash kjo tendencë në votën e fshehur, ne e kemi parë atë komunikimin me Listën Serbe, që ato katër votat që po flitet se janë si pjesë e njëfarë pazari se çka do të ndodhë me serbët etnik brenda Kosovës dhe me serbët që përfaqësojnë Listën Serbe në veri të vendit”, tha Zemaj në “DTP Te Fidani”.
“Ne jemi bashkë, po flas për 20 deputët e LDK-së. Kërkojmë transparencë”, tha tutje ai. /Gazeta Enigma/