Në Kuvendin e Kosovës po mbahet debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç, të akuzuarit kryesor për sulmin terrorist në Banjske dhe të sanksionuarin e SHBA’së.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se është tradhti koordinimi me një terrorist.
“Dakordimi me personin me fletëarrest të lëshuar për aktivitete kriminale, i përfshirë edhe në listën e zezë të SHBA’së, dakordimi për tema të brendshme është padyshim tradhti…Keni implikuar shtetin, keni implikuar Republikën e Kosovës në këtë veprim tepër të rrezikshëm, tepër të ulët dhe anti-kombëtar…Sado që të bërtitni e ulëritni, kot e keni. Jeni koordinuar me një terrorist. Këtu mbaron tregimi, sepse siç thotë populli, jeni zënë me pelë përdore”, deklaroi Zemaj.