Tensionet në formatin reality, Big Brother VIP Kosova 3, tashmë vetëm sa vijnë e shtohen.
Së fundmi një deklaratë e Xuxit drejtuar Xhenetës, njërës prej kandidateve të këtij programi, ka ngritur debat mes dyshes.
Xuxi komentoi mbi familjen e konkurentës dhe nënës së saj, për të cilën Xheneta thotë se e braktisi sa ishte fëmijë.
Si rrjedhoj, “Vëllau i madh” e vuri konkurentën para një vendimi.
Nëse Xheneta do donte të shihte videon se çka kishte deklaruar Xuxi, atëherë nga çmimi i madh do të hiqeshin 10 mijë euro, gjë për të cilën ajo u pajtua.
Me të parë videon nisën debatet mes dyshes.
Pas kësaj përballje këngëtari është parë i mërzitur teksa u shpreh se “Zemra po më plas”.
Ndryshe ky format tashmë ka hyrë në javën e katërt të transmetimit. /Gazeta Enigma