Adrian Zeqiri, drejtor i ECMI, vlerëson se Rusia po do që të largohet fokusi i perëndimit në Ukrainë.
Zeqiri, i ftuar në Info Magazine, ka thënë se Rusia dëshiron që të hap vatra të reja të konfliktit, ku sipas tij, do të merrnin vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare.
“Natyrisht që Rusia është e interesuar që fokusi i komunitetit ndërkombëtar, perëndimit, të shpërqendrohet nga Ukraina dhe të hapen vatra të reja të konfliktit, ku do të merrnin vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe perëndimit”.
“Unë mendoj që procesi i dialogut, Qeveria e Kosovës së bashku më bashkësinë ndërkombëtare janë futur, kanë bërë disa marrëveshje. Nuk mundet me pasë zgjidhje të dhunshme për arsye se nuk lejon bashkësia ndërkombëtare”.