Katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë shkarkuar dje nga Ministrja Albulena Haxhiu, pak orë pasi njoftoi për skandalin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.
Por lidhur me këtë skandal, dorëheqja e parë erdhi nga zëvendësdrejtori Naim Uka.
I njëjti është vëllau i një deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Uka dha dorëheqje si akt moral pas skandalit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga institute ndonëse nuk dihet sakt koha kur ato nuk janë në vendin që do të duhej të ruheshin.
Ish-zv/drejtori Uka është vëllau i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka.
Dorëheqja e tij, erdhi një ditë pasi që ministrja Albulena Haxhiu shkarkoi katër zyrtarë të këtij insituti, lidhur me skandalin e zhdukes së mostrave të rastit të Astrit Deharit./Insajderi/