Zëvendësministri i BPZhR-së vizitoi fermerët e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, kjo është kërkesa e tyre ndaj Qeverisë Kurti

Zëvendësministri i BPZhR-së vizitoi fermerët e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, kjo është kërkesa e tyre ndaj Qeverisë Kurti

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi gjatë ditës së sotme (2 shkurt), ka vizituar fermerët e Komunës së Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Demelezi bashkë me fermerët e fshtatrave Koshtovë e Vllahisë, Cerajë dhe Çabër diskutuan për vështirësitë me të cilat ata përballen gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre bujqësore.

Pavarësisht përkrahjes nga ana e Qeverisë së Kosovës, fermerët kërkuan që t’iu zvogëlohet edhe më tej barra administrative tek Programi i Përkrahjes së Zhvillimit Rural – Grantet.

“Njëkohësisht, fermerët deklaruan se janë të kënaqur me përkrahjen që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës për atë pjesë. Po ashtu, kërkesë e tyre ishte që të zvogëlohet edhe më tej barra administrative tek Programi i Përkrahjes së Zhvillimit Rural – Grantet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj vizite, zëvendësministri siguroi fermerët se ministria në fjalë do të vazhdoj me mbështetjen ndaj tyre përmes programeve vjetore, siç janë grantet dhe subvencionet.

“Zëvendësministri Demelezi i inkurajoi ata që të aplikojnë në thirrjet e ministrisë dhe i siguroi që MBPZhR-ja, do të vazhdoj me mbështetjen ndaj fermerëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes programeve vjetore të saj siç janë grantet dhe subvencionet”, thuhet tutje në njoftim.

Kjo vizitë përfundoi me takimin e fermerëve nga fshati Çabër, vend ky i cili pësoi dëme të konsiderueshme nga vërshimet e fundit.

Premtimi i zëvendësministrit Demelezi ndaj fermerëve të kësaj pjese ishte se Qeveria do të jetë krah tyre për t’u përballur me këtë situatë.

“Gjithashtu, në fund zv. Ministri Demelezi vizitoi edhe fshatin Çabër i cili pësoi dëme të konsiderueshme nga vërshimet e fundit, dhe pa nga afër dëmet që këto vërshime u shkaktuan fermerëve të cilëve z. Demelezi u tha edhe njëherë se Qeveria do të jetë krah tyre për të përballur me këtë situate”, theksohet në njoftim.

Related Articles