Aktiviteti “Karvani i Diasporës” të shtunën ka vazhduar në Prizren nën moton ”Shijo Kosovën”, raporton Gazeta Enigma.
Sipas MPJD-së, me moton “Shijo Kosovën”, këtij aktiviteti iu bashkuan bashkatdhetarë prizrenas, ku në bashkëbisedim ishte zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti.
“Me këtë rast, në bashkëbisedim me z. Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i MPJD-së, dhe zëvendësministren e Arsimit, znj. Edona Maloku Bërdyna, mëgimtarët u njoftuan për qëllimin e Karvanit dhe për programet që ofron MPJD-ja”, thuhet në njoftim.
Ky aktivitet, do të vazhdojë sot në Bogë të Pejës e në Mitrovicë, duke filluar nga ora 19:00 në muzeun e qytetit./Gazeta Enigma/