Zëvendësministri i Punëve të Jashtme: Këtë vit presim anëtarësim në KiE, kushti kryesor është plotësuar

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme: Këtë vit presim anëtarësim në KiE, kushti kryesor është plotësuar

Për vendimin e ditës së djeshme, që prona rreth manastirit t’i jepen Manastirit të Deçanit, bazuar në vendimin e gjykatës Kushtetuese, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, i ftuar në ‘Info Plus’ të RTK-së, tha se nga raportet e përpunuar nga Këshilli i Evropës (KiE) është identifikuar si çështje imediate kjo për pronat në Manastirit e Deçanit.

Tutje, tha ai, se ndër tri kushtet që kanë pasur nga KiE ishte edhe prona për manastirin e Deçanit, kusht i cili sipas tij, nga dje është përmbushur dhe se pritet që këtë vit Kosova të anëtarësohet në KiE.

 “Pos kësaj ka pasur edhe një varg rekomandimesh të tjera, të cilat i kemi koordinuar me grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Pra është një grup ndërinstitucional që shkon përtej institucioneve qeveritare, pra vitin e kaluar kishim një proces që u fokusua në tri kushte të cilat duhet të merreshim dhe të adresoheshin si të tilla”, tha Ahmeti, duke shtuar se ato kushte janë adresuar dhe madje kanë lobuar që të miratohen.

 “Nga ato tri kushte ishte edhe kjo për pronën e manastirit dhe si e tillë që nga dje ky kusht është plotësuar, dhe se çështja standardeve dhe kritereve tashme është përmbushur dhe ajo që duhet të ndodhë janë hapat që do t’i ndërmarr KiE që të sigurohet anëtarësimi i Kosovës këtë vit”, tha Ahmeti

Ai tha se kjo ka qenë çështje e vështirë dhe komplekse pasi që ky problem është nga viti 2016.

Related Articles