Zëvendëspresidenti i Malavisë vdes pas rrëzimit të aeroplanit

Zëvendëspresidenti i Malavisë vdes pas rrëzimit të aeroplanit

Zëvendëspresidenti i Malavisë, Saulos Chilima, ka vdekur pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin ai po udhëtonte, së bashku me nëntë pasagjerë të tjerë, njoftoi të martën Presidenti i vendit Lazarus Chakwera.

Aeroplani u zhduk pasi nuk u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, rreth 380 km në veri të kryeqytetit Lilongëe. Mbetjet e avionit janë gjetur.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit që kam urdhëruar për të gjetur avionin e zhdukur që mbante zëvendëspresidentin tonë dhe nëntë të tjerë ka përfunduar. Avioni është gjetur. Dhe jam thellësisht i pikëlluar dhe keq t’ju informoj se ka rezultuar të jetë një tragjedi e tmerrshme”, tha Chakwera. /Gazeta Engima

Related Articles