Zëvendëspresidentja e SHBA-ve kërcënon Rusinë me sanksione “të pashembullta” nëse pushton Ukrainën

Zëvendëspresidentja e SHBA-ve kërcënon Rusinë me sanksione “të pashembullta” nëse pushton Ukrainën

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, nga Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me kosto financiare “të pashembullta” nëse pushton Ukrainën, teksa parashikoi se një sulm i tillë do t’i afronte aleatët evropianë më pranë Uashingtonit.

Paralajmërimi vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, po mbikëqyr stërvitjet e mëdha ushtarake të shtunën, ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy po shkon drejt Evropës për të mbledhur mbështetje, shkruan Aljazeera.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Konferencën e Mynihut se Moska po përballet me NATO-n me kërkesa që e di se aleanca nuk mund t’i përmbushë dhe se nuk ka shenja të një tërheqjeje ruse nga kufijtë e Ukrainës.

Ndërkohë, liderët e rajoneve separatiste të Ukrainës lindore të Donetskut dhe Luhanskut kanë shpallur një mobilizim të plotë ushtarak, lëvizje që vijnë në mes të një rritjeje të dhunës në rajonin e shkatërruar nga lufta, për të cilën Perëndimi ka frikë se mund të përdoret si pretekst për një pushtim nga Rusia.

Related Articles