Zëvendëspresidentja Kamala Harris i ka kërkuar kandidatit republikan për zëvendëspresident, J.D. Vance që të mbajnë një debat më 13 gusht, të cilin do ta drejtonte televizioni CBS.
Këtë e ka konfirmuar ekipi i fushatës Biden-Harris të martën.
Harris me një mesazh zanor i ka kërkuar Vance që të marrë pjesë një debat menjëherë pasi u zgjodh si kandidat për zëvendëspresident.
Të dy kandidatët kanë folur të martën, por ekipet ende nuk janë pajtuar për kushtet e debatit.
Zëvendëspresidentja më parë ishte pajtuar me kushtet e debatit që kishte ofruar CBS, ndërkaq republikanët kishin kërkuar që debati të zhvillohej në Fox News, por këtë nuk e kishte pranuar ekipi i Bidenit.
Data për fund të muajit korrik është hequr nga tavolina dhe pritet që të vendoset për muajin gusht.