Zgjatet deri më 23 gusht afati për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë

Zgjatet deri më 23 gusht afati për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zgjatur deri më 23 gusht afati për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë në ata legal, RKS.

Sipas MPB-së, të gjithë qytetarët që posedojnë patentë-shofer të lëshuar nga strukturat ilegale serbe, mund të aplikojnë për patentë-shofer zyrtar të Kosovës në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente në Kosovë.

“Që nga data 9 maj me hyrjen në fuqi të këtij vendimi e deri më tani, kanë aplikuar 5787 qytetarë nga radhët e komunitetit serb për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Brendshme falënderon qytetarët që kanë përfunduar procesin e konvertimit si dhe ftojmë të gjithë të tjerët që ende se kanë përfunduar që të shfrytëzojnë afatin shtesë të ofruar.   Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka ftuar dje të gjithë qytetarët serbë që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i konvertuar patentë-shoferët nga ilegalë në legal.

Afati për konvertimin e patentë-shoferëve pati nisur më 9 maj e që ishte paraparë të përfundonte me 9 gusht, pra sot.

Related Articles