Pas betimit të kryetarit Përparim Rama, seanca inauguruese e Kuvendit Komunal ka zgjedhur kryesuesin e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka paraqitur ndonjë propozim për këtë pozitë. Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, propozoi kandidaturën e Sokol Havollit nga LDK-ja, por Havolli nuk e pranoi propozimin.
Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës është zgjedhur Fehmi Kupina, me 31 vota për, 4 kundër dhe 2 abstenime.
Asamblistët e VV-së nuk votuan pro Kupinës.
