Ofrimi i skadimit të afatit 30 ditori i përcaktuar në Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit para përfundimit të mandatit të presidentit aktual ka dinamizuar aktivitetin e partive politike parlamentare.
Në këtë kuadër, grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen sot para orëve vendimtare për procesin e zgjedhjes së presidentit.
Sipas raportimeve, Grupi Parlamentar i VV-së do ta mbajë mbledhjen në orën 13:30, ndërsa ai i PDK-së në orën 14:00.
Kosova ka hyrë në orët vendimtare për zgjedhjen e presidentit.
