Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 10:30 në mbledhjen e radhës.
Në mesin e pikave është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit buxhetor të KQZ për sivjet si dhe raporti i Komisionit për Tjetërsimin e Pasurisë Jofinanciare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Pikë tjetër e kësaj mbledhjeje në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë edhe miratimi i Procedurës Standard të Veprimit për Krijimin e Listës së Votuesve
“Shqyrtimi dhe miratimi i Procedura Standarde e Veprimit për Regjistrimin e Votuesve jashtë Kosovës, shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për zëvendësimin e anëtarit të KKZ-së nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, komuna Prizren”, thuhet në njoftim.