Zgjedhjet e 7 qershorit, Haradinaj thirrje mërgatës që të regjistrohen

Zgjedhjet e 7 qershorit, Haradinaj thirrje mërgatës që të regjistrohen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor.

Haradinaj tha se mërgata duhet ta shfrytëzojë të drejtën e votës për të ruajtur lidhjet me atdheun dhe për të kontribuar në të ardhmen e Kosovës.

“Të nderuar bashkëkombas në diasporë, regjistrimi juaj për të votuar do të zgjasë deri më 17 maj. Duke e shfrytëzuar të drejtën e votës, ju i ruani lidhjet e forta me atdheun dhe kontribuoni për të ardhmen e Kosovës. Prandaj, mos pritoni, regjistrohuni”, tha Haradinaj. 

“Mos e harroni Kosovën. Kosova ju don”, deklaroi tutje Haradinaj.

Related Articles