Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me partnerët e saj të koalicionit, Nismën Socialdemokrate, Konservatorët, Formumin Intelektual E-30, dhe Listën Ideal hapin sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ceremonia mbahet me fillim nga ora 13:30 në Prishtinë në sallën “1 Tetori”.
Kujtojmë se të shtunën e 11 janarit fushtën zgjedhore e hapën Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Koalicioni për Familjen dhe Lëvizja Vetëvendosje. /Gazeta Enigma/