Askush nga Komisioni Qendror Zgjedhor nuk u bë i gjallë pas dorëheqjeve të kryetarëve dhe asamblistëve të komunave veriore.
Klani provoi gjatë ditës së diel të kontaktonte me zyrtarë të këtij institucioni, por pa sukses.
Situatë të ngjashme kishte pasur edhe para dy vjetëve, në kohën kur kryetare e KQZ-së ishte Valdete Daka. Këtë telash e kishin pasur në kohë pandemie, mirëpo ishte menaxhuar.
E tani Daka vlerëson se është presidentja e vendit që duhet të shpallë zgjedhjet e reja.
Përveç telasheve politike, vështirësi tjetër për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme mund të jenë afatet kohore, për Valdete Dakën.