Zgjedhjet më 28 dhjetor, Hamza: Jo më për kriza të pafundme, fitorja e PDK-së do të jetë fitore për Kosovën

Zgjedhjet më 28 dhjetor, Hamza: Jo më për kriza të pafundme, fitorja e PDK-së do të jetë fitore për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi Presidentja Osmani ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se pavarësisht se kanë dhënë arsyet se 21 dhjetori është datë e duhur, tashmë vendimi është marrë dhe PDK është e gatshme për këto zgjedhje.

“Qytetarë të dashur, sot presidentja e vendit ka vendosur që zgjedhjet të mbahen me 28 dhjetor. Edhe pse në konsultimet tona, ne i dhamë argumentet pse data 21 dhjetor do të ishte më e drejtë, vendimi tashmë është marrë.

Data është caktuar, dhe tani është koha të shikojmë përpara. PDK është e bashkuar, e mobilizuar, e gatshme me ekip me program dhe me vizion. Ne hyjmë në këtë proces me qartësi dhe vendosmëri të plotë”, ka thënë Hamza.

“Ne hyjmë në këtë proces me qartësi dhe vendosmëri të plotë. Kosova ka nevojë për normalitet, për stabilitet, për një qeveri që punon dhe jep rezultate. Jo më për kriza të pafundme, jo më për improvizime, dhe jo më për përçarje. Fitorja e PDK’së do të jetë fitorja e Kosovës së zhvilluar’’, ka deklaruar ai.

Related Articles