Zgjedhjet në Kosovë: Afër 60 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

Zgjedhjet në Kosovë: Afër 60 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri tani kanë votuar 59 mijë e 752 qytetarë, ose 3.05 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Gjithsej, në listën e votuesve janë 1,959,962 qytetarë.

Related Articles