Ka përfunduar procesi zgjedhor i rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu, sot atje u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve atje, ka mbajtur konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve.
KSHZ njoftoi se dalja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 18:30 ka qenë 46.31 përqind.
Ndërsa për ato parlamentare, dalja deri në ora 18:30 ka qenë 53.30 përqind.
Dalja më e madhe për zgjedhje ka qenë në Novaci, ndërsa dalja më e ulët është në Qendër Zhupë.
Nënkryetarja,Ditmire Shehu, tha se rezultatet e para për zgjedhjet e sotme pritet të shpallen rreth orës 23:30.
Shehu theksoi se ky organ edhe një herë e dëshmoi se mund të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, ndërsa i falënderoi edhe institucionet tjera përrgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve.