Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të procesit të votimit, ndërsa MPB-ja tashmë i ka dislokuar të gjithë policët në mbarë vendin të cilët duhet të kujdesen për realizimin e procesit zgjedhor në mënyrë demokratike.
“Nuk kemi vërejtur shkelje të rënda të procesit zgjedhor. Dita është e bukur, shpresoj që qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje demokratike”.
“Të gjitha departamentet e punëve të brendshme janë përfshirë me kushte teknike. Ne veprojmë sipas udhëzimeve të përcaktuara nga shtabi zgjedhor”, shtoi Toshkovski.
Në zgjedhjet presidenciale marrin pjesë shtatë kandidatë./Alsatm