Shaip Kamberi ka reaguar pasi zgjedhjet në Tërnoc që ishin planifikuar për sot, nuk kanë filluar fare.
“Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc. Komisionerët e Ivica Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është ‘kralevinë’.Nuk i lejuam e as që do t’i lejojmë”, shkroi Kamberi në “Facebook”.
Kamberi reagoi edhe gjatë ditës për disa parregullësi, sipas të cilit u bën për inate politike.