Kroatët po votojnë të dielën në balotazhin presidencial, ku presidenti aktual Zoran Milanoviç sipas sondazheve është përpara rivalit të tij Dragan Primorac të Bashkimit Demokratik të Kroacisë .
Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 18:00, ndërsa rezultatet priten paraprake do të dihen rreth orës 19:00.
Rreth 3.8 milionë kroatë kanë të drejtë të votojnë në raundin e dytë.
Në raundin e parë dy javë më parë, Milanovic kryesoi me 49.1% mbështetje ndaj Primorac 19.35%.
Një sondazh i opinionit i publikuar të premten nga Nova TV Daily News tregoi se Milanovic i Partisë Social Demokrate kryeson me 67.4% kundër Primorac, një ish-ministër i shkencës, me më pak se 27%.
Presidenti në Kroaci nuk mund të vërë veto ndaj ligjeve, por ka kompetenca për çështjet e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë mandatit të tij, Milanovic, një ish-kryeministër, është përballur me kryeministrin aktual Andrej Plenkoviç lidhur me politikat e jashtme dhe publike, ku të dy burrat shpesh kanë shkëmbyer fyerje.