“Zgjoi” nuk nominohet për Oscars, Gashi: Faleminderit për dashurinë dhe përkrahjen e jashtëzakonshme

“Zgjoi” nuk nominohet për Oscars, Gashi: Faleminderit për dashurinë dhe përkrahjen e jashtëzakonshme

Pasi nuk arriti të kualifikohej në listën e ngushtë për “Oscar”, aktorja kryesore në filmin “Zgjoi”, Yllka Gashi, i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që e kanë ofruar për rrugëtimin për t’u nominuar për Oscars.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se  “Zgjoi”  solli gëzim e i bëri krenarë të gjithë dhe shkroi histori te re për kinematografinë kosovare.

“Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falënderuese! Faleminderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit!”

“Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë! Edhe njëherë faleminderit nga zemra!”,ka thënë Gashi.

Ndonëse filmi “Zgjoi” nuk ka arritur që të nominohet për Oscars, tashmë ky film ka ‘rrëmbyer’ me dhjetëra çmime në botë / Gazeta Enigma.

Related Articles