Policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Goran S Koçiç, i cili është raportuar i zhdukur tash e dy ditë.
Për zhdukjen e 29-vjeçarit i cili është nga fshati Biti e Epërme, është lajmëruar Policia e stacionit në Shtërpcë.
Njoftimi i plotë:
Me datë 12.05.2023, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se është një rast i personit të zhdukur nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë.
Bëhet fjalë për personin, Goran S Kociç i lindur me 25.04.1994 nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë.
Ai është i gjatë, 177 cm
Peshon, 65 kg
Sy kafe
Flokë të zeza
Kishte të veshura: xhaketë dhe gjinse të kaltërta dhe kishte të mbathura këpucë ngjyrë kafe.
Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga “Shërbimi i Kërkimi-Shpëtimit Malor i Kosovës” janë në kërkim të personit të zhdukur.
Policia Rajonale e Ferizajt ka marrë autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij .
Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me të, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”