Të hënën bë fshatin Mushtisht të Suharekës u njoftua se ka humbur një fëmijë 9-vjeçar, raporton Gazeta Enigma.
Familja po kërkon ndihmë në gjetjen e tij.
Fatos Jakupi, fëmija që ka humbur gjatë ditës së hënë, momentin e fundit që është parë ka qenë i veshur me farmerka të gjelbra, maicë ngjyrë hiri me shkronja dhe sandale.