Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e moshës 13-vjeçare është zhdukur në Fushë Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Një familjar i saj ka raportuar në polici se vajza ka dalur nga shtëpia ku jeton dhe ende nuk është kthyer.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se mbesa e tij e mitur e moshës 13 vjeçare kosovare ka dal nga shtëpia ku jeton dhe ende nuk është kthyer në shtëpi. Rasti nën hetime”, njofton Policia përmes raportit 24-orësh. /Gazeta Enigma/