Një person ka njoftuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09.07.2023 rreth orës 19:30, në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
“Ankuesi mashkull kosovare ka njoftuar policinë se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.